Transmetuar më 10-10-2018, 20:54
Mbyllet në barazim pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë.
Një 45 minutësh ku djemtë e Panuçit shfaqën një nivel të mirë loje, por goli nuk erdhi.
Rastet ishin të shumta, me Grezdën dhe sulmuesit e tjerë që tentuan të kalojnë në epërsi.
Një moment i dyshimtë ishte për një penallti të padhënë në favor të shqiptarëve.
Kjo është një ndeshje me rëndësi, sidomos për Panuçin që e sheh veten gjithmonë e më larg pankinës.
Kjo për faktin se rezultatet nën drejtimin e tij nuk kanë qenë pozitive. /k.k/noa.al/