Transmetuar më 10-10-2018, 17:50

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një njoftimi në fazën zyrtare u bën me dije të gjithë sportdashësve se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës të kuqezinjve, Izrael-Shqipëri, e vlefshme për Nartions League.

Ndeshja e kthimit Izrael-Shqipëri do të zhvillohet me datë 14 tetor, ora 20:45, në “Turner Stadium”, në qytetin Beer Sheva, në Izrael.

Tifozët e kombëtares sonë do të jenë të vendosur në hyrjen numër 9, që i përket miqve si sektor. Një biletë në vendin ku do të akomodohen tifozët kuqezi  kushton 22 euro.

Po ashtu për tifozët e Shqipërisë do të kenë mundësi të akomodohen edhe në tribuna numër 2, ku një biletë kushton 37 euro.

Të interesuarit mund t’i sigurojnë biletat duke u paraqitur pranë zyrave të FSHF-së me kartë identiteti ose pasaportë.