Transmetuar më 10-10-2018, 14:29

I dha fund jetës aksidentalisht me një dozë ilaçesh vdekjeprurëse, pasi mori katër qetësues njëkohësisht për të lehtësuar dhimbjet e shpinës.

Donna Spiby, një 42-vjeçare angleze, prej disa muajsh kishte marrë disa ilaçe me udhëzim të mjekut të familjes, pro për shkak se dhimbjet nuk i qetësoheshin, kishte vendosur të merrte një qetësues më të fortë me emrin ‘Subutex’.

Bëhet fjalë për një qetësues me bazë morfinën, i cili përdoret shpesh si zëvendësues për heroinën.

Kështu gruaja nga Chorley, në Lancashire, u gjet e vdekur në 29 prill në krevatin e saj nga i shoqi Kevin Haplin, ndërsa në komodinë kishte një filxhan çaj.

Autopsia konfirmoi gjurmë tramadoli, diazepam dhe morfinë, kombinim ilaçesh që i kishin shkaktuar vdekjen, shkruan noa.al.

“Gjatë natës ajo gërhiste fortë dhe në mëngjes kur u ngrita ajo po gërhiste sërish. Zbrita dhe u ktheva pak më vonë, ishte shumë e zbehtë dhe nuk gërhiste më”, tregon burri.

Ai lajmëroi me urgjencë ndihmën e shpejtë, por mjekët konstatuan vdekjen e saj.

Këtë të hënë u prezantua zyrtarisht konkluzioni mbi vdekjen e gruas, duke konstatuar se i kishte dhënë fund jetës aksidentalisht. /a.y/noa.al