Transmetuar më 09-10-2018, 17:12

Mishi i përpunuar, si nënproduktet sallam dhe salçiçe rrisin rriskun e kancerit të gjirit. Kjo është ajo çka kërkuesit thonë për revistën “Journal of Cancer” duke publikuar dhe studimin  e titulluar: “konsumimi i mishit të kuq, atij të përpunuar shkaku i rritjes së kancerit të gjirit, rishikimi sistematik dhe metanaliza e studimeve të ardhshme”.

Hulumtuesit shpjegojnë se kanë krahasuar 15 studime të ndryshme për mishin e kuq dhe atë të përpunuar dhe ndikimin e tij në zhvillimin e kancerit.

Nga të dhënat del se konsumimi i këtyre produkteve rrit me 9 % shfaqjen e kancerit të gjirit, ndryshe ekspertët thonë se nuk është gjetur ndonjë lidhje midis kancerit dhe mishit të papërpunuar ose mishi i kuq normal.

Një rritje me 9 përqind është një e dhënë që nuk mund të anashkalohet. Ky studim nuk evidenton një lidhje midis kancerit të gjirit dhe mishit të papërpunuar.

Kujtojmë që kjo e dhënë ka qenë e shënuar në OMS në grupin 2a që do të thotë se ushqimet e përpunuara janë kancerogjene për njerëzit, veçanrëisht flitet për rritjen e kancerit të gjirit, pankreasit dhe prostatës./b.l/noa.al/