Transmetuar më 09-10-2018, 16:13

Pedofili, vrasje dhe kanibalizëm. Këto janë akuzat e tmerrshme me të cilat duhet të përballet Arkady Zverev, një rus 22 vjeçar. I riu tregoi në  gjykatë se si ja vuri syrin viktimës së tij, e vrau dhe e hëngri atë bashkë me një vajzë 12-vjeçare, Valeria, të cilën ai e quajti "të dashurën" e tij.

Rusi më pas rrëfeu se pasi e kishte vrarë Alexander Popovich, 21 vjeç, e kishte futur në një furrë me mikrovalë dhe e kishte "gatuar" për rreth tre minuta dhe i kishte ngrënë trurin.

Për hetuesit, 12 vjeçarja tha se kjo ishte "shumë e ëmbël" për shijet e saj. Koka e viktimës u gjet në furrën e një banese në fshatin Novinka, 60 milje nga Shën Petersburgu. Zverev gjithashtu pranoi se kishte marrëdhënie seksuale me 12 vjeçaren.

Ndërsa Valeria u tha agjentëve se kishte goditur Popovich me thikë në banesën e tij, ku ata i kishin kërkuar ti strehonte, ndërsa ai po flinte, dhe më pas i ka çarë gjoksin për "të parë se çfarë kishte brenda," tha ajo për agjencinë e lajmeve në 47news.ru.

Në atë moment Zvarev ka ndërhyrë dhe me një sëpatë i ka prerë kokën dhe gjymtyrët  viktimës dhe ka futur kokën në furrën me mikrovalë. Të nesërmen në mëngjes çifti do të ndizte furrën në një përpjekje për t’i  vënë flakën shtëpisë, ndërsa vetë tentuan  të dilnin nga dritaret. Por fqinjët kanë lajmëruar policinë, të alarmuar nga britmat që vinin nga shtëpia, ku u arrestuan edhe dy të rinjtë.

Ndërkohë, prindërit e Valerias kishin paraqitur një ankesë për zhdukjen e vajzës së tyre. Nuk dihet se si dhe ku 12 vjeçarja u takua me Zverev por mendohet se kjo mund të ketë ndodhur përmes rrjeteve sociale.

Për shkak të moshës së saj ende të vogël, vajza i është besuar një qendre  rehabilitimi, ndërsa Zverev akuzohet për vrasje dhe shpërbërjen e një kufome, si dhe veprat penale seksuale kundër një të mituri, thonë burime të policisë./b.l/noa.al/