Transmetuar më 09-10-2018, 15:57

Këngëtarja Elvana Gjata është shpallur në kërkim nga policia, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Bllok, ku mbeti i vrarë një 28-vjeçar dhe u plagosën dy persona. Elvana cilsëohet si “mollë sherri” për vrasjen në Bllok.

Mësohet se Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit.

E cilësuar si ‘mollë sherri’ për vrasjen në Bllok, sherr në të cilin u përfshi dhe i dashuri i saj, Ervin Mata, këngëtarja është larguar nga Shqipëria pa dhënë deklarimin e saj mbi ngjarjen.

Grupi hetimor, pas shumë tentativash për të marrë dëshminë e këngëtares nuk ia ka dalë.

Së bashku me Gjatën, në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo.

Ky i fund dyshohet se ka qëlluar për vdekje Fabian Gaxhën si edhe më pas ka gjuajtur në drejtim të Eljon Hato-s dhe Ervis Martinaj-t./b.l/noa.al/

Vrasja në ish-Bllok, mes të shpallurve në kërkim dyshohet të jetë i dashuri i Elvana Gjatës

Krimi me një të vrarë në ish-Bllok, policia: U arrestuan dy të plagosurit, në kërkim 3 të tjerë

Një i vrarë dhe 3 të plagosur në Tiranë, identifikohet autori, gjendet një motor i braktisur

Ngjarja në ish-Bllok! Blindohet spitali Ushtarak, RENEA zbarkon të mbrojë të plagosurit

Të shtënat ish-Bllok, identifikohet personi që u ekzekutua me armë zjarri. Tre të plagosur

Mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në ish-Bllok. Kush është Ervis Martinaj, i akuzuar për vrasjen e Linzës

Të shtënat me armë në ish-Bllok, kush janë dy personat që u plagosën?

Dalin detaje të reja nga vrasja dhe plagosjet në ish-Bllok, foto dhe video nga vendngjarja

Një i vrarë dhe 3 të plagosur në ish-Bllok, kush është shënjestra dhe e kaluara e tij

Një i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, kush është biznesmeni që u qëllua në ish-Bllok