Transmetuar më 08-10-2018, 16:44

Kanella është një erëz e shijshme me ngjyrë të verdhë-kafe, e karakterizuar nga një shije e thatë dhe e athët. Ajo ka shumë dobi, megjithatë, konsumi i kanellës duhet të jetë i kufizuar: jo më shumë se 3 gramë në ditë. Në dozën e duhur, kjo sjell shumë përfitime në trupin tonë: përmban pak yndyra, është e pasur me minerale si kalcium, magnez, kalium dhe bakër, si dhe vitamina A dhe B, proteina dhe fibra. Përfitimet:

1. E shkëlqyer për të luftuar diabetin: në mesin e shumë përfitimeve të dobishme, kanella mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe për këtë arsye është e përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe diabet tip 2. Marrja e dy gramëve kanellë në ditë ndihmon në uljen e sheqerit në gjak.

2. Lufton trashjen e gjakut: kanella gjithashtu ka efekte të dobishme në qarkullimin e gjakut: stimulon qarkullimin duke bërë të mundur hollimin e tij.

3. Kuron infeksionet: Kanella ka veti anti bakteriale që vepron si një dezinfektues për mushkëritë, zorrët dhe infeksionet vaginale si përshembull candida (infeksion mykotik), përveç se ndihmon edhe në shërimin e shpejtë të plagëve. Veprimi i tij antibakterial është gjithashtu i dobishëm për dezinfektimin dhe ruajtjen e ushqimit, duke luftuar edhe bakteret Escherichia coli. Është gjithashtu e shkëlqyer për të luftuar bakteret në zgavrën e gojës, duke ruajtur dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve.

4. Përfitimet për stomakun dhe zorrët: kanella ndihmon tretjen sepse stimulon prodhimin e lëngjeve të stomakut, duke përshpejtuar procesin tretës në sajë të një enzime të veçantë, tripsinës. Për më tepër në sajë të përbërësve të saj ajo ndihmon për të luftuar diarren, fryrjen e barkut si dhe pengon rritjen e baktereve në zorrë.

5. Lufton kolesterolin: konsumimi i rregullt i kanellës rregullisht me një dozë prej gjysmë luge çaji në ditë, ndihmon për të ulur kolesterolin e keq (LDL) në gjak duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

6. Parandalon kancerin: kanella ndihmon për të parandaluar edhe tumorët pasi është në gjendje të pengojë disa enzima që stimulojnë përhapjen e qelizave të kancerit.

7. Lufton dhimbjet menstruale: në qoftë se ju ndjeni dhimbje gjatë ciklit menstrual, ju mund të tresni një lugë çaji kanellë në një filxhan çaj bimor për lehtësimin e dhimbjeve menstruale./b.l/noa.al/