Transmetuar më 08-10-2018, 15:34

Emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me Chelsea-n, skuadër ku ka luajtur, praktikisht, gjatë gjithë karrierës së tij, duke veçuar dy eksperienca të shkurtra me Nottinghamin dhe Aston Villan.

Po flasim për John Terry-n, i cili pas një sezoni te Aston Villa, 37 vjeçari njofton tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.

Terry ka qenë një flamur autentik i Chelsea-t, klub ku mbërriti në moshën 14-vjeçare dhe me të cilin debutoi në Premier në vitin 1998 me Gianluca Viallin trajner.

Një përrallë që zgjati 20 vjet, gjatë se cilës ka koleksionuar 717 ndeshje 67 gola, duke fituar gjithçka. Ka qenë kapiten i londinezëve nga viti 2004 deri më 2017-ën

Tani Terry pret të nisë karrierën si trajner, pikërisht te Chelsea, në pankinën e U-23./b.l/noa.al/