Transmetuar më 07-10-2018, 15:22

Hedhja me parashutë për dy persona për pak sa nuk rezultoi fatale për jetën e tyre.

Në lartësinë mbi 2 km, parashutat e tyre u ngatërruan dhe gjithçka doli jashtë kontrollit.

Parashutistët fillestarë po trajnoheshin dhe po përpiqeshin të kryenin disa formacione shumë të ndërlikuara në Gold Coast të Australisë, të shtunën.

Trajneri i tyre nuk mund të bënte asgjë tjetër përveçse të shikonte i tmerruar ngjarjen nga toka.

Parashutat e dy studentëve të tij u ngatërruan në ajër me njëra-tjetrën për shkak të erës që frynte.

Të bashkuar, ata bën spirale për afro 30 sekonda derisa ranë poshtë, por për fat të mirë arritën t’i hapin parashutat reserve dhe shpëtuan pa probleme. /k.k/noa.al/