Transmetuar më 05-10-2018, 14:05

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, rrezikon që të përfundojë në burg.

Kjo pasi Gjykata e Apelit ka konfirmuar sot dënimin e dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit për të, me dy vite burg.

Gruevski akuzohet për rastin “Tanku”, pas blerjes së një makine luksoze.

Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka autorizuar ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefin e furnizimeve publike Gjoko Popovski, për blerjen e një Mercedesit luksoz.

Bëhet fjalë për një makinë me vlerë mbi gjysmë milionë euro, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

Ndërkohë Popovski u dënua me katër vite e gjysmë burg. /a.y/noa.al