Transmetuar më 04-10-2018, 11:47

Intesa Sanpaolo Bank Albania me kënaqësi njofton se procesi i Bashkimit me Përthithje të Veneto Banka është finalizuar nga pikëpamja ligjore dhe operacionale.

Në vijim, duke nisur nga 1 Tetori 2018, Veneto Banka sha është fshirë nga Regjistri Tregtar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ndërsa Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a ka mbartur të gjitha asetet, të drejtat e detyrimet, si dhe marrëdhëniet me klientët, të cilët shërbehen tashmë nga një rrjet i njëjtësuar degësh bankare dhe sistemi operimi.

Z. Silvio Pedrazzi, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, daklaroi:

“Qëllimi ynë kryesor ishte të realizonim këtë bashim në mënyrë të lehtë e efektive, duke u siguruar që klientët të mos përballeshin me asnjë vështirësi gjatë këtij procesi; ne mund të konfirmojmë tani përfundimin e suksesshëm të të gjithë operacioneve dhe unë po përfitoj nga ky rast për të falenderuar të gjithë njerëzit që e bënë këtë të mundur.

Kjo blerje rrit praninë e Intesa Sanpaolo në tregun shqiptar dhe sjell një vlerë të shtuar për klientët, të cilët mund të shijojnë tashmë një gamë të gjerë produktesh e shërbimesh konkuruese, të ofruara nga një prej grupeve bankare më të mëdha e më të forta të eurozonës.”

Intesa Sanpaolo Bank Albania, si pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, lider bankar në Itali në të gjithë sektorët e biznesit, me një prezencë ndërkombëtare në 38 shtete, 5659 degë dhe rreth 19.4 milionë klientë, përfiton shumë nga njohuritë e thella në ecurinë e sektorëve të ndryshëm, duke kuptuar nevojat e klientëve dhe duke mbështetur rritjen e tyre, duke ndërmjetësuar krijimin e bashkëpunimeve mes aktorëve kryesorë të industrive të ndryshme dhe duke u bërë pararendëse e zhvillimeve teknologjike e kërkesave të tregut në shërbimet bankare.

Duke qëndruar të bashkuar në familjen Intesa Sanpaolo, ne mund të vijojmë të krijojmë një botë mundësish reale!

ENGLISH VERSION