Transmetuar më 02-10-2018, 20:52

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e radhës në këtë muaj.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka shpallur sot listën e 25 lojtarëve që do të grumbullojë në dy ndeshjet e tetorit.

Shqipëria fillimisht luan miqësore me Jordaninë, të mërkurën, në datë 10 tetor, në Elbasan Arena, dhe më pas takimin zyrtar eliminator me Izraelin më 14 tetor, i vlefshëm për raundin e tretë të Grupit C për Ligën e Kombeve.

Bien në sy disa emra të rinj të ftuar nga Panucci si: Egli Kaja, Kastriot Dermaku, Myrto Uzuni dhe Giaccomo Vrioni.

Kujtojmë se Dermaku ishte i ftuar nga Kosova për ndeshjen me Ishujt Faro, por një ditë para kësaj sfide ishte larguar nga grumbullimi, derisa trajneri Bernard Challandes kishte thënë që kjo kishte të bënte me arsye personale.

Shqipëria ka luajtur dy takime së fundmi të vlefshme për Ligën e Kombeve, ajo kundër Izraelit e fituar 1-0 dhe kundër Skocisë, ku jemi mundur 2-0.

Më poshtë keni listën me 25 lojtarë të grumbulluar./a.k/noa.al/