Transmetuar më 30-09-2018, 19:35

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Zhabar të Mitrovicës.

Mësohet se dy vajza të mitura rreth moshës 4 dhe 5 vjeç, i ka zënë poshtë dera e oborrit teksa ishin duke luajtur.

Sipas raportimeve të mediave vendase, njëra prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime të rënda por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin në fjalë./a.k/noa.al/