Transmetuar më 30-09-2018, 09:45

Mbretëresha Elizabeth është sovrania më jetëgjatë dhe më e dashur në të gjithë Britaninë e Madhe.

Në 66 vite mbretërim, mes ulje-ngritjesh, imazhi i saj ka mbetur i pacenuar, e veshur gjithmonë me ngjyra të gjalla, flokët e krehur bukur dhe dorashka të bardha.

Përshëndetja e saj është një prej gjesteve më të imituara në botë, por fsheh një sekret të madh.

Kur Elizabeth II ndodhet në makinë, përdor një dorë të rremë për të përshëndetur.

Një zbulim i pabesueshëm, por që është bërë me dije nga princesha Anna, për biografin mbretëror Robert Hardman, autori i biografisë “Queen Of The World”, i cili prej pak kohësh ka dalë në shitje, shkruan noa.al.

Arsyeja është krejt tjetër nga mungesa e respektit, “Kur mbretëresha ka nevojë të pushojë, nxjerr dorën e rremë të montuar në një shkop e cila lëvizet automatikisht me anë të një leve”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd