Transmetuar më 29-09-2018, 21:04

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me veprimtarin e njohur të çështjes shqiptare Harry Bajraktari.

Për takimin njoftoi vetë Meta, përmes rrjetit social Facebook, ku postoi edhe një foto me z. Bajraktari.

“Nuk mund të mos takohesha në New York, me veprimtarin e palodhur të çështjes shqiptare, Harry Bajraktari”, ka shkruar Meta.

Presidenti i Shqipërisë ka pasur një takim miqësor edhe me përfaqësues e aktivistë të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd