Transmetuar më 28-09-2018, 21:52

Ka përfunduar derbi "i zjarrtë" i superligës shqiptare, Tirana-Partizani.

Në këtë takim të luajtur pasditen e sotme, kanë dalë fitues "Demat e Kuq".

Partizani ka mundur të fitojë minimalisht me rezultatin 1-0.

Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga futbollisti i talentuar, Mala në minutën e 22′ të pjesës së parë, pas një krosimi të Jasir Asanit.

Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të 90-minutëshit.

Ndeshja u ndoq nga një numër i konsiderueshëm tifozësh.

Pas kësaj fitoreje, Partizani kryeson superligën me 13 pikë, që ndiqet nga Skënderbeu që ka 11 pikë.

Ndërkohë, Tirana pozicionohet në vendin e shtatë me 5 pikë./a.k/noa.al/