Transmetuar më 28-09-2018, 08:19
Edi Rama, foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të premte duke nxjerrë shifra lidhur me rritjen ekonomike.

“Me ecurinë e rritjes reale së ekonomisë tonë, që për 6-mujorin e parë të këtij viti ka shënuar rritjen më të lartë në 8 vitet e fundit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Duke publikuar një grafik, tregohet se si ka ndodhur rritja ekonomike që nga viti 2014.

Gjatë këtij viti sipas Ramës, rritja ekonomike është 4.39%.

Pak kohë më parë kreu i qeverisë bëri me dije se nga muaji janar deri në korrik, janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja. /a.y/noa.al