Transmetuar më 26-09-2018, 11:48
Foto ilustruese

Policia kosovare ka arrestuar deputetin Milaim Zeka. Ligjvënësi i Nismës Social Demokrate u vu në pranga pas një urdhri të firmosur nga një prokuroro i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ai akuzohet se ka kërcënuar në dalje në media prokurorin special Afrim Shefkiu.

Të hënën, Zeka deklaroi në Televizionin 7 se "do ti qërojë hesapet me prokurorin".

“Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tim me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tashmë thonë për mua: Shikoje ky hajni i vizave”, ka thënë Zeka.

Pikërisht kjo deklaratë i ka kushtuar atij arrestimin, pasi ëhstë vlerësuar nga prokuroria si kërcënim./a.m./noa.al/