Transmetuar më 26-09-2018, 10:40
Kevin Systrom dhe Mike Krieger

Kevin Systrom dhe Mike Krieger u bënë të famshëm si themeluesit e Instagramit, rrjetit social që sot përdoret nga mbi një miliard persona në mbarë botën dhe gjeneron miliarda dollarë fitime.

Ata kanë vendosur të largohen nga kompania që në vitin 2012 u ble nga Facebook për një miliard dollarë.

Duket se projekte të reja janë në mendjen e dy gjenive. Po largohemi "për të eksploruar sërish kuriozitetin dhe kreativitetin", tha Systrom.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mes themeluesve dhe Facebook ka pasur tensione gjatë vitit.

Lidhur me largimin e dyshes themeluese, ka reaguar edhe Mark Zuckerberg. Ai tha se  “unë kam mësuar shumë duke punuar me ta në këto gjatë vite dhe jam argëtuar në të njëjtën kohë. Mezi pres të shoh çfarë do të krijojnë në vazhdim”.

Sipas raportimeve, Systrom dhe Krieger kanë pasur debate pasi pronarët e rinj, po e kthenin Instagramin si Facebook, me shpërndarje masive reklamash.

Tani që dyshja themeluese u largua, duket se Instagram po orientohet drejt kësaj linje./a.m./noa.al/