Transmetuar më 23-09-2018, 20:08

Skuadra e Milanit nuk ka mundur të marrë dot tre pikë në ndeshjen e sotme përballë Atalantës.

Milan-Atalanta, e luajtur pasditen e sotme në "San Siro", përfundoi me rezultatin e barabartë, 2-2.

Kuqezinjtë kanë qenë të parët të cilët arritën të kalojnë në avantazh me anë të Higuain në minutën e 2′.

Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë e takimit.

Miqtë kanë mundur të barazojnë në minutën e 54′ me anë të Gomez, por Milan ka arritur të kalojë sërish në avantazh pak minuta më vonë me anë të Bonaventura.

Kur mendohej se Milani kishte siguruar tre pikë, ka qenë Rigoni ai që ka prishur festën e fitores në minutën 90+1′ duke barazuar rezultatin.

Kujtojmë që në këtë takim për miqtë, nuk u aktivizua portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti, duke e ndjekur ndeshjen nga stoli/a.k/noa.al/