Transmetuar më 21-09-2018, 21:10
Kjo e premte mund të ishte kthyer në e zezë për prindërit e një fëmije që ndjek kopshtin "Naim Babameto" në Spitallë të Durrësit.
Vajza rreth 4 vjeçe ra në pusete që qëndron e hapur në mes të oborrit. Burimet thanë se ajo ndodhej në oborr bashkë me fëmijët e tjerë, ndërsa e pranishme ka qenë edhe kujdestarja.
Drejtori i institucionit nuk ka pranuar të flasë për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa larg kameras mësuesit thonë se ky nuk është rasti i pare, shkruan Ora News.
Sipas tyre kjo ka qenë një ngjarje e paralajmëruar, pasi pusetat e hapura janë ekzistente prej një kohe të gjatë dhe askush nuk ka marrë asnjë masë për mbylljen e tyre.
Pas denoncimit në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ekspertët e të cilës kanë nisur hetimet.
Foto ilustruese