Transmetuar më 21-09-2018, 20:10

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, në qytetin e Shkodrës.

Një fëmijë 9-vjeçar, me inicialet N.U, është përplasur nga një makinë, duke mbetur i plagosur rëndë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korrikut”.

Autor i aksidentit është 24-vjeçari malazez, me iniciale A.D, i cili drejtonte një automjet tip Volvo.

Policia thotë se fëmija ndodhet në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/