Transmetuar më 21-09-2018, 19:03

Prokuroria për Krime të rënda ka sekuestruar pasuritë e grupit të Habilajve.

Bëhet e ditur zyrtarisht se janë sekuestruar 31 pasuri, mes tyre 8 apartamente.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda  Tiranë regjistroi procedimin penal Nr.164/2017 për veprën penale  “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, e parashikuar në nenin 283/a  paragrafi 2 i Kodit Penal.

Regjistrimi  i këtij procedimi u bë mbi bazën e informacioneve referuese të  shërbimeve të policisë gjyqësore të Seksionit kundër Narkotikëve, në  Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, sipas të cilëve shtetasit Nazer  Seitaj, Moisi Habilaj, Florjan Habilaj  ushtronin aktivitet  kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Në datë 25.09.2017, duke arsyetuar se disa prej personave që hetoheshin  në kuadër të procedimit penal Nr.134/2016 (ndërkohë që për disa prej  tyre, Taulant Haxhiraj Shkëlqim Koçiaj, Xhovalin Baco, Marjus Bajrami,  Reshat Radhima etj, u përfunduan hetimet dhe  çështja u paraqit për gjykim) ishin të përfshirë edhe në trafikimin e  lëndëve narkotike së bashku me shtetasit Moisi Habilaj, Florian,  Habilaj, Nazer Seitaj dhe Matan Matani, bazuar në nenin 79 gërma “b” të  Kodit të Procedurës Penale, prokurori  vendosi bashkimin  e procedimeve Nr.134/2016 dhe Nr.164/2017 në një procedim të vetëm,  Nr.134/2016.

Në datë 17.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për  Krime të Rënda Tiranë regjistroi procedimin penal Nr.313/2017 për veprat  penale Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e  grupit të strukturuar kriminal dhe, “Korrupsioni  pasiv i funksionarëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë”, të  parashikuar respektivisht nga nenet 283/a paragrafi 2, 333/a dhe 260 të  Kodit Penal, duke urdhëruar, njëkohësisht, regjistrimin e emrit të  shtetasit Saimir Tahiri si person nën hetim për llogari  të këtij procedimi.

Regjistrimi i procedimit të mësipërm u bë mbi bazën e të dhënave të  përftuara nga media, në lidhje me faktin e arrestimit, nga autoritetet  italiane të drejtësisë, të shtetasit Moisi Habilaj, si pjesë e një grupi  kriminal që ushtronte aktivitet në fushën e trafikimit  të narkotikëve.

Sipas informacionit referues, që parapriu regjistrimin e  procedimit, rezultoi se arrestimi i shtetasit Moisi Habilaj u krye në  kuadër të hetimit në vazhdimësi, nga autoriteti i drejtësisë italiane,  në lidhje më faktin e sekuestrimit të sasisë  prej 3.5 tonë lëndësh narkotike.

Si rezultat i hetimeve të kryera  (gjithmonë sipas informacionit referues) u arrit të zbulohej se personi  nën hetim Moisi Habilaj, së bashku me persona të tjerë, kishin  bashkëpunuar me ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.  Në datë 18.10.2017, u vendos bashkimi i këtij procedimi me procedimin  Nr.134/2016.

Me këtë të fundit u bashkuan edhe aktet e dërguara për  kompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në  lidhje me faktin penal, të gjetjes, në datë 01.11.2017,  të sasisë së eurove.

Pas kerkeses te paraqitur nga ana e Prokurorise Per Krime te Renda  Tirane (BAZA LIGJORE; Nenet 3-7, 11, 12, 14 dhe 15  ligjit nr.10192,  datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar,  trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese  kundër pasurisë )  ,nga ana e  Gjykates se Shkalles se Pare Per Krime  te Renda Tirane ,  eshte vendour :  Pranimin e kerkeses se Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare  Per Krime te Renda Tirane dhe sekuestrimin e pasurive te meposhtme.

Pasuria ndërtesë me sipërfaqe 156m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes  Nr.2688 Rep dhe 1787/2 Kol. datë 12.09.2014, me vlerë 40.000 euro. Pasuria garazh me sipërfaqe totale 514m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes  Nr.2689 Rep dhe 1788/2 Kol. datë 12.09.2014, me vlerë 60.000 euro Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 77.7m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, me kontratën e shitjes Nr.3533 Rep  dhe Nr.2290/1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 3.000.000 (tre milion)  lekë. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 40.95m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Ciko Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e  shitjes Nr.3534 Rep dhe Nr.2291/1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë  2.080.000 (dy milion e tetëdhjetë mijë) lekë. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 40.95m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Ciko Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e  shitjes Nr.3534 Rep dhe Nr.2291/1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë  2.500.000 (dy milion e pesëqind mijë) lekë. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 102m², e cila figuron në  pronësi të shtetasit Moisi Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e  shitjes Nr.2696 Rep dhe Nr.1344/1 Kol. datë 04.07.2011, me vlerë  4.000.000 (katër milion) lekë. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 285m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë  blerë me kontratën e shitjes Nr.2698 Rep dhe Nr.1345/1 Kol. datë  04.07.2011, me vlerë 20.000.000 (njëzet milion) lekë. Pasurinë truall me sipërfaqe totale 580m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me  kontratën e shitjes Nr.727 Rep dhe Nr.305 Kol. datë 27.04.2016, me vlerë  205.000 euro. Pasurinë ndërtesë me sipërfaqe totale 67m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me  kontratën e shitjes Nr.726 Rep dhe Nr.304 Kol. datë 27.04.2016, me vlerë  45.000 euro. Pasurinë njësi me sipërfaqe totale 136 m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Florian Habilaj; i cili e ka blerë me kontratën e shitjes  Nr.390 Rep dhe 167 Kol. datë 08.03.2017, me vlerë 170.000 euro. Pasuria njësi me sipërfaqe totale 157m², e cila figuron në pronësi të shoqërisë “TURI&MZB” sh.a.; Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 71.5 m², e cila figuron në pronësi të shtetases Zenepe Habilaj, e cila e ka blerë me kontratën e  shitjes Nr.646 Rep dhe 539 Kol. datë 22.04.2009, me vlerë 3.150.000(tre  million e njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë. Një apartament me sipërfaqe 69m², ndodhur në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë, me vlerën 25.000 euro. Nga dokumentacion i administruar rezulton  se shtetasja Klementina Habilaj (bashkëshortja e shtetasit Artan  Habilaj),me kontratë paraprake shitje Nr.742 Rep  dhe Nr.484 Kol. datë 04.04.2016, ka blerë nga shoqëria “AFA  Konstruksion” sh.p.k. Pasuria 19/140+2-7, Z.K.8604, vol.37 fq.40, e llojit apartament, me sipërfaqe 104.5m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Fatmir Minaj, i  cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.883 Rep dhe 456/1 Kol. datë  30.07.2013, me vlerë 5.400.000(pesë million  e katërqind mijë) lekë. mjeti me targë -AA900NF, e markës Audi, modeli A8, e vitit të prodhimit 2008; Pasuri e paluajteshme ne emer te Artan Ciko Habilaj per te cilen ka aplikuar për legalizimin e një objekti sipas kërkesës me nr.977 datë  03.10.2014, me nr.1216 prot. datë 08.02.2017, me nr.2030 prot. datë  09.08.2017. Pasuri i e paluajteshme ne emer te shtetasit Moisi  Ciko Habilaj i  cili ka aplikuar për legalizimin e një objekti sipas kërkesës nr.305  datë 19.06.2013 me vendodhje pylli i Sodës, Vlorë, ndërtesë 1 kat me  sipërfaqe trualli 300m², kërkesës nr.4798 prot.  datë 22.01.2015 dhe nr.2029 prot. datë 09.08.217. Pasuri e paluajteshme ne emer te shtetasit Florian Ciko Habilaj, ka  aplikuar për legalizimin e një objekti sipas kërkesës nr.2002 prot.  datë 07.08.2017, me nr.2031 prot. datë 09.08.2017, me nr.2032 prot. datë  09.08.2017 dhe nr.2003 prot. datë 09.08.2017. Për pasuritë e luajtshme dhe konkretisht mjeteve me targa Automjetin me targë -AA900NF, e markës Audi, modeli A8, e vitit të prodhimit 2008; Automjetit me targe AA221GJ. Automjetin me targe AA265HF. Automjetin me targe AA933JE. Automjetin me targe AA997JT. Pezullimin e pasojave te vendimit 379 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore  deri ne dhenien e nje vendimi gjyqesore penal per pasurite e  meposhtme : Pasuria njësi me sipërfaqe totale 157 m², e ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cila figuron në pronësi të shoqërisë “TURI&MZB”  sh.a.;

27-Pasuria njësi me sipërfaqe totale 136m², e ndodhur në lagjen “28  Nëntori”, Vlorë, e cila figuron në pronësi të shtetasit Florian Habilaj ;

Pasuria apartament me sipërfaqe totale 77.7m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj; Pasuria me sipërfaqe 69m², apartament banimi në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë, ndërtuar nga shoqëria “AFA Konstruksion” sh.p.k.  kontraktuar nga shtetasja Klementina Habilaj në datë 04.04.2016. Pasuria sipërfaqe 104.5m², e ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit Fatmir Minaj; Pasuria ndërtesë me sipërfaqe 156m², e ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj;

Pasuritë e sekesutruara kanë një vlerë të konsiderueshme (disa miliona Euro).

Hetimet lidhur me procedimin penal nr.134 te vitit 2016 vazhdojnë.