Transmetuar më 21-09-2018, 17:10
Foto nga vendngjarja

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një çerdhe në Queens, New York, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pesë persona janë plagosur me thikë ndërkohë tre prej viktimave janë foshnja.

Policia vendase raporton se foshnjat janë përkatësisht 3-ditëshe, 20 ditëshe dhe 1-muajshe.

Bebet janë në gjendje kritike për jetën nga plagët e marra me thikë.

Raportohet se autore e krimit horror është një grua 52-vjeçare, punonjëse e çerdhes, e cila është arrestuar.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan gruan “monstër” drejt këtij akti të rëndë.

Ajo preu dorën duke tentuar vetëvrasjen pas krimit, por policia ndërhyri në kohë./a.m./noa.al/