Transmetuar më 21-09-2018, 14:36

U përdhunua nga katër shokë shkolle dhe mbeti shtatzënë, por mësuesit për të fshehur çfarë kishte ndodhur tentuan që ta bëjë të abortojë.

Një dhunë e dyfishtë e pësuar nga një vajzë e mitur 16-vjeçare, e përdhunuar nga katër shokë të shkollës të moshës 17-vjeçare dhe më pas u detyrua t’iu nënshtrohej “kurave” të personelit shkollor.

Ngjarja e rëndë është zhvilluar në një kolegj në Dehradun, të Indisë. Vajza u mënjanua në një magazinë, me pretekstin se duhet të ndihmonte për organizimin e një eventi shkollor, por aty u përdhunua nga katër djem.

Pas kësaj, vajza lajmëroi mësuesit, të cilët e detyruan që të mos fliste me askënd mbi çfarë ndodhi dhe pasi zbuluan se ajo kishte mbetur shtatzënë, vendosën që ta zgjidhnin problemin vetë. Ata i dhanë një miks ilaçesh dhe drogash, çka çoi në abort.

Pesë persona akuzohen për moskallëzim krimi. E vërteta u zbulua nga vëllai i vajzës, të cilës ajo i tregoi gjithçka në një moment dëshpërimi dhe dy muaj pas ngjarjes, të dyshuarit u arrestuan gjatë kësaj të hëne. /a.y/noa.al