Transmetuar më 21-09-2018, 14:07

Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, numri i të vdekurve në aksidentet rrugore ishte 143 persona, nga të cilët 29 ishin femra. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i të vdekurve nga aksidentet ka shënuar një rënie të lehtë me 6 persona (149 gjithsej për janar-gusht 2017).

Në Gusht 2018, numri i të aksidentuarve është 268 persona nga 292 që ishte një vit më parë, duke u ulur 8.2%. Numri i të aksidentuarve në tetëmujorin 2018, është 1.544 duke ulur 12.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Gusht 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 27 persona nga 22 që ishte një vit me parë. Në tetëmujorin 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 143 nga 149 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Gusht 2018, aksidentet rrugore, në 81.7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25-35 vjeç duke zënë 30% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan ‘monitor’.

Në tetëmujorin 2018, aksidentet rrugore, në 20.4% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 7.5% krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.