Transmetuar më 21-09-2018, 13:42
Foto ilustruese

Një shqiptar është kapur mat nga policia italiane e Napolit, në momentin që shiste kokainë.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e enjte, në zonën e “Vasto”, u bë arrestimi i 25-vjeçarit shqiptar Safet Halili.

I riu i cili qëndronte ilegalisht në Itali dhe me një sërë precedentësh penalë, u arrestua nën akuzën e shpërndarjes së drogës.

Policia po mbante nën vëzhgim të riun, kur pa një person me motor, i cili u afrua drejt tij.

Në atë moment Halili nxori nga xhepi disa doza e kokainë, dhe mori në këmbim paratë.

Nga kontrolli fizik të riut shqiptar iu gjetën tetë doza kokaine dhe një shumë parash.

Ndërkohë personi që bleu lëndën narkotike, arriti të humbë gjurmët, duke u larguar me shpejtësi me motor. /a.y/noa.al