Transmetuar më 21-09-2018, 11:43
Donika Prela, Arta Marku

Tensioni në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk ka fund, pas urdhrit të kryeprokurores Arta Marku që për dhjetë prokurorë të nisë procedim disiplinor, pasi nuk pranuan të hidhet shorti për dosjen në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bandës së tij.

Mësohet se pasditen e djeshme, e enjte, rreth orës 16.30, është dashur ndërhyurja e policisë në ambientet e Prokurorisë.

Kjo pasi disa prej prokurorëve, i kanë kërkuar sqarime drejtueses Donika Prela.

Gjithçka pasi ata kanë kërkuar takim me të, por kryeprokurorja e Krimeve të Rënda nuk i ka pritur.

Kësisoj ata kanë hyrë me forcë në zyrë, duke bërë që Prela, të kërkojë ndërhyerjen e policisë. Madje në ambientet e organit të akuzës, ka shkuar edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu,

Situatë është ndezur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me dosjen hetimore në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Madje kreu i Drejtorisë së Inspektimit në Prokurori, Sokol Stojani, ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Kjo pasi ai nuk ka pranuar të hetojë dhjetë kolegët e tij, pas urdhrit të dhënë nga Arta Marku për procedim disiplinor.

Kryeprokurorja kërkoi hetim disiplinor ditën e djeshme, për Pranvera Pustinën, Eugen Becin, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Përparim Kullurin, Behar Dibrën dhe Blerim Tominaj.

Gjithashtu ajo urdhëroi transferimin e tre prokurorëve, ku Besim Hajdarmataj do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit, Sonila Muhametaj në atë të Pukës dhe Olsian Çela në Prokurorinë e Beratit, për shkak se nuk pranuan hedhjen e shortit për zgjedhjen e prokurorëve të rinj për dosjen “Shullazi”.

Ky vendimi erdhi pasi dy ditë më parë prokurorët braktisën mbledhjen me drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, për shkak të kërkesës për caktimin e prokurorëve që do të hetonin dosjen “Shullazi”.

Ata mohuan të merrnin përsipër rastin, duke thënë se ajo po hetohet nga Besim Hajdarmataj, ish-kryeprokuror i Krimeve të Rënda.

Gjithë tensioni në organin e akuzës nisi pasi Prela, kërkoi zëvendësimin e prokurorit Ened Nakuçi, i cili prej disa javësh nuk ndodhet në Shqipëri, me pretendimin se është sëmurë, ndërsa prokurorja tjetër Elisabeta Imeraj, është komanduar drejtuese në Prokurorinë e Tiranës.

Zëvendësimi i Nakuçit nuk është pranuar nga prokurorët, duke e cilësuar hedhjen e shortit si të paligjshëm.

Sakaq mësohet se prokurorët kanë vendosur të kallëzojnë penalisht kryeprokuroren Marku, për shpërdorim detyre. /a.y/noa.al

Shullazi “ndez” organin e akuzës, dorëhiqet prokurori. Nuk pranoi urdhrin e Markut për të hetuar kolegët

Dosja “Shullazi”, përcaktohet grupi i prokurorëve që do merren me çështjen

Basha: Shullazi drejt lirimit! Prokuroria në mbrojtje të kriminelëve, Kuvendi pastron paratë e pista

Largime dhe procedime, dosja “Shullazi” fut në kaos Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Ngërçi në çështjen Shullazi, kreu i policisë shkon te Krimet e Rënda

Refuzuan çështjen “Shullazi”, Arta Marku nis hetim disiplinor për 10 prokurorë