Transmetuar më 21-09-2018, 09:27

Bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, Meghan Markle, nis projektin e saj të parë humanitar si dukesha e Sussex.

Këtë eksperiencë e nisi duke pasur nënën në krahë dhe bashkëshortin. Një surprizë prej ish-aktores amerikane, e cila si anëtare e familjes mbretërore, do të prezantojë në libër me receta gatimi.

Bëhet fjalë për një libër të cilin Meghan do të përshkruajë receta të ndryshme dhe të ardhurat prej tij do të shkojnë për viktimat dhe të mbijetuar të zjarrit të fuqishëm në Grenfell Tower, ndërtesa e njohur në Londër, ku vitin e kaluar humbën jetën 72 persona.

Nisma e saj u prezantua këtë të enjte, ku ajo u shfaq mes furnelave, duke gatuar bashkë me gra të tjera. Libri i saj do të jetë me titull, “Together: Our Community Cookbook” dhe në të do të jenë të përfshira receta të ndryshme që Meghan i ka mësuar dhe do i mësojë gjatë vizitave të saj.

Bëhet fjalë për 50 receta kuzhine nga vende të Euroopës, Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Mesdheut.

Projekti i librit u financua nga Royal Foundation, një ent bamirës i themeluar nga princat William e Harry bashkë me bashkëshortet e tyre, Kate dhe Meghan. /a.y/noa.al