Transmetuar më 20-09-2018, 22:22
Foto ilustruese, policia në patrullim

Dy persona të shpallur të zhdukur janë gjetur nga ana e policisë.

Fatmirësisht ata janë shëndoshë e mirë. Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme dhe personat e zhdukur nuk kanë asnjë lidhje mes tyre.

Sipas policisë, të dy personat kanë deklaruar se janë larguar me dëshirë nga banesat e tyre.

“Në vijim të komunikatës e cila bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetasit G.M., vjeç 31, banues në Vlorë, u gjet e dorëzua familjarëve, i cili deklaron se u largua me dëshirën e tij”, raporton zyrtarisht policia.

Personi i dytë që ishte shpallur i zhdukur është banues në Tiranë.

“Në vijim të komunikatës e cila bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetasit L.L., vjeç 46, banues në Tiranë, u gjet e dorëzua familjarëve, i cili deklaron se u largua me dëshirën e tij”, thuhet në njoftimin ë policisë./a.m./noa.al/