Transmetuar më 20-09-2018, 13:58

Shumica parlamentare miratoi sot në Kuvend, dekretin e Presidentit Ilir Meta, sa i takon ligjit për Teatrin Kombëtar.

Ky votim vjen pas ndryshimeve të bëra në ligjin për Teatrin, më i rëndësishmi është ai për hapjen e një gare për këtë projekt.

Gjithashtu edhe ngritja e një komisioni për negocimin e kontratës për teatrin e ri.

Ligji u miratua me 75 vota pro, ndërkohë që në momentin e votimit, Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.

Në këtë mënyrë u miratuan edhe amendimet në ligjin, i cili i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Kujtojmë se pas një takimi që pati ditën e djeshme me artistët, kryedemokrati Lulzim Basha tha se çdokush që ngre kartonin për të kaluar një ligj të tillë antikueshtetues dhe për të shembur në mes të terrorit shtetëror godinën e Teatrit Kombëtar do të trajtohet politikisht nga opozita si terrorist shtetëror. /a.y/noa.al

Rama e akuzoi se i dha deputetit demokrat Teatrin, Basha: Aty është! Të tjerat, i ktheve në pallate “Teatri”, Rama: PD donte ta privatizonte Astrit Veliaj! Përgjigje për ata që “kanë nevojë për të prekur dhe besuar”