Transmetuar më 20-09-2018, 13:17

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, jep një njoftim të rëndësishëm për gjithë personat e interesuar për vizë imigruese.

Ndërsa publikon një skicë thotë se, “Ju uroj një të enjte të mbarë! Keni pyetje rreth peticioneve të vizave imigruese? Është e rëndësishme të dini se Shërbimet e Nënshtetësisë dhe Imigracionit (USCIS) shqyrtojnë peticionet, ndërsa Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) cakton takimet për intervistë, ndaj ju duhet t’u drejtoheni atyre me pyetjet tuaja rreth peticioneve në pritje për t’u bërë aktuale, apo për datë interviste.

Gjithsesi, nëse thjesht dëshironi të pyesni se si funksionon procesi, unë jam këtu për t’ju ndihmuar! #PyetAnnën”.

Ndërkohë në skicim improvizohet një bisedë, ku një qytetar pyet se vëllai i tij ka dorëzuar një peticion për vizë imigruese për të dhe se kur do të jetë intervista e tij.

“Intervistat planifikohen nga qendra kombëtare e vizave. Ju duhet të kontrolloni datën tuaj prioritare (datën kur u dorëzua peticioni juaj tek USCIS), në buletinin e vizave”, thuhet në sqarim. /a.y/noa.al