Transmetuar më 18-09-2018, 22:33

Jo më kot konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj.

Sulmuesi argjentinas ka vendosur një rekord të ri në takimin që skuadra e tij Barcelona luajti përballë PSV-së.

Messi është bërë lojtari që ka shënuar më shumë 3-golësha në historinë e Ligës së Kampioneve.

Ai ka lënë pas Cristiano Ronaldo i cili numëron shtatë 3-golësha në Ligën e Kampioneve.

Barcelona fitoi gjatë mbrëmjes së sotme me rezultatin 4-0 përballë PSV Eindhoven./a.k/noa.al/