Transmetuar më 18-09-2018, 21:47
Foto ilustruese

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri.

Qendra Sizmiologjike Evropiane raporton se në orën 21:05 minuta në Shqipëri është regjistruar një tërmet që është ndjerë në disa zona.

Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, rreth 31 kilometër nga Tirana me thellësi 27 kilometër.

Sipas Shërbimit Sizmilogjik, tërmeti ishte me magnitudë 3 ballë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme.

Prej disa muajsh Shqipëria është lëkundur nga disa qindra tërmete, disa prej të cilëve kanë qenë të fuqishëm dhe kanë shkaktuar dëme materiale./a.m./noa.al/