Transmetuar më 18-09-2018, 20:14
Foto ilustruese

Numri i aborteve po rritet me shpejtësi të madhe në mbarë botën. Në disa vende, kryesisht në kulturat lindore, një pjesë e madhe e aborteve lidhen me dëshirat e prindërve për gjininë e fëmijës.

Pra, nëse fëmija nuk është në gjininë që prindërit dëshirojnë, shkojnë drejt abortit.

Në shumë vend po bëhen përpjekje për minimizimin e numrit të aborteve.

Testi prenatal që bëhet, ose EKO-ja siç njihet, shërben për të kapur problemet në shtazani, por përdoret edhe për njohjen e gjinisë.

Së fundi po kërkohet që ky test të mos përdoret më për zbulimin e gjinisë.

Në Britani disa deputete kanë ndërmarrë një nismë konkrete.

“Testet prenatale jo-invazive duhet të përdoren vetëm për qëllimin e synuar, për të identifikuar defektet gjenetike, si sindroma Doën. Qeveria duhet të bëjë kontrollet e duhura për kufizimin e kësaj praktike shfrytëzuese”, ka thënë deputetja e Partisë Laburiste Naz Shah.

Edhe në Shqipëri ky fenomen është mjaft i njohur. Kultura jonë nuk është shkëputur ende nga e shkuara kur prindërit kërkojnë medoemos djalë./a.m./noa.al/