Transmetuar më 18-09-2018, 19:58
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë ku një person është gjetur i vdekur.

Sipas informacioneve të para bëhet me dije se viktima është konstatuar me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Raportohet se viktima është një bari i cili është gjetur i pajetë në Bjeshkët e Tropojës ku kishte dalë me bagëtitë.

Për momentin janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ka humbur jetën bariu identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.

Polici mori një telefonatë në sallën operative në të cilën njoftohej për një person të vdekur.

Policia po heton edhe në pistën e vetëvrasjes./a.m./noa.al/