Transmetuar më 18-09-2018, 19:48
Dua Lipa me të dashurin Isaac Carew

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa po kalon një romancë me modelin Isaac Carew.

Që kur lidhja e tyre u bë publike, modeli është bërë tashmë mjaft i njohur dhe është në qendër të vëmendjes.

Edhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale janë rritur me shpejtësi.

Mes shumë komenteve pozitive, nuk mungojnë as ato që janë jo të pëlqyeshme, por që merren me sportivitet nga Carew.

Një prej atyre komenteve është edhe ajo e një ndjekësi i cili e quan “gay”.

Isaac ka vendosur ta publikojë komentin me gjithë emrin e personit ndërkohë ai ia kthen me një emoji me ngjyrat e komunitetit LGBT, për të ironizuar.

Duket se tashmë Isaac është mësuar me faktin se jo të gjithë e pëlqejnë dhe i merr me sportivitet gjithë komentet negative./a.m./noa.al/