Transmetuar më 18-09-2018, 19:14

Nëse jeni lidhur, dashuruar apo fejuar me një shtetas apo shtetase amerikane, juve ju lind e drejta të aplikoni për vizë që ju hap rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasada amerikane në Tiranë jep një njoftim për të gjithë personat që janë lidhur me shtetas amerikanë dhe bëjnë fejesë me ta.

Njoftohen të gjithë këta persona se duhet të dorëzohet kërkesa për t’u pajisur me vizën K – 1, duke klikuar këtu.

“Keni rënë në dashuri këtë verë dhe jeni fejuar?

Nëse i fejuari juaj është qytetar amerikan, atëherë ai ose ajo duhet të dorëzojë kërkesën për vizën K-1 pranë USCIS për ju”, – bën të ditur ambasada amerikane.

Ajo ka dhe një apel:

“Duhen disa muaj për shqyrtimin e peticionit, ndaj aplikoni sa më shpejt!”, – njofton ambasada. /noa.al/