Transmetuar më 18-09-2018, 18:56
Foto ilustruese

Ajri i ndotur është një prej faktorëve kryesorë që influencon në shumë sëmundje.

Një prej shtresave më vunerabël ndaj ndotjes janë nënat shtatzënë tek të cilat ajri mund të sjellë probleme të shumta.

Një prej atyre që shqetësojnë më shumë lidhet me pasojat që mund të sjellë ndotja te fetusi i bebit.

Në një studim të kryer së fundi nga Universiteti Queen Mary në Londër është zbuluar se në mitrën e nënave shtatzënë arrijnë të depërtojnë grimca nga ajri i ndotur që mund të sjellin pasoja edhe tek fetusi.

Janë rritur dyshimet se ndotja është një prej faktorëve për lindjen e foshnjave jo të shëndetshëm.

Po ashtu, edhe vdekja foshnjore ndikohet së tepërmi nga dëmet e shkaktuara nga ndotja që në shtatzani.

Në studim janë marrë edhe nëna që sapo kanë lindur, në placentën e të cilave janë gjetur grimca të dëmshme.

Sipas hulumtuesve, në këtë mënyrë, këto grimca helmuese e kanë mjaft ë thjeshtë të shkojnë drejt fetusit./a.m./noa.al/