Transmetuar më 18-09-2018, 18:37

Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar një prej autorëve të vjedhjes me dhunë të disa shtetasve të huaj.

Në pranga ka rënë Albion Shabaj, 28 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.

Albion Shabaj, në bashkëpunim me një tjetër person, me një automjet në përdorim të tij, nën kërcënimin e armës u kanë  marrë disa shtetasëve pakistanezë 780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine.

Ata ishin duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit,  në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe,

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin shtetasi i arrestuar po transportonte shtetasit e huaj, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër .

Ndërkohë në kërkim është edhe autori tjetër i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. /k.k/noa.al/