Transmetuar më 18-09-2018, 14:37

Të moshuar të tmerrshëm, grindavecë dhe kokëfortë të përfshirë në një betejë ligjore prej dhjetë vitesh, vetëm për një çështje parimore.

Por sot ata e gjejnë veten përball pagesës së 120 mijë sterlinave ose 135 mijë dollarë, të cilat duhet ti paguajnë në mes, për shpenzimet gjyqësore. Gjithçka pas një sherri lidhur me pronësinë e 75 centimetrave asfalt.

Lufta për ato centimetra ka përfshirë Alan Soden, 85 vjeç nga Maidenhead, në Britaninë e Madhe, me fqinjët e tij Raymond dhe Annette Timmins, bashkëshortë 74 dhe 73 vjeç. Alan pretendonte që ajo hapësirë të lihej e lirë dhe fqinjët e tij që jetonin në një shtëpi të marrë me qera prej 30 vitesh, të hynin nga pjesa e pasme.

Ndërsa Raymond dhe Annette, insistonin se rrugica ishte e tyre dhe kështu që kishin të drejtë të parkonin makinën e tyre aty, ndonëse kjo gjë pengonte hyrjen e të tjerëve.

Për shkak se nuk arrinin që të gjenin zgjidhje, ata iu drejtuan gjykatës. Por vetëm tashmë, pas dhjetë vitesh betejë ligjore, gjykata vendosi se Alan ka të drejtë dhe se ka akses në atë rrugicë. Por për arritjen në këtë vendim u përshkua një kalvar i gjatë.

Alan i duhet të paguajë 76 mijë sterlina për shpenzimet gjyqësore, ndërsa bashkëshortët Timmins 27 mijë sterlina si palë humbëse si dhe 46 mijë sterlina për pagesën e avokatëve, shkruan noa.al.

“E dija që kisha të drejtë dhe për këtë arsye nuk do dorëzohesha kurrë, por më duhet ta pranojë se nuk ishte një fitore e vërtetë. Të vetmit që fituan nga kjo histori, janë avokatët tanë të shtrenjtë”, u shpreh Alan. /a.y/noa.al