Transmetuar më 18-09-2018, 14:23

Presidenti Ilir Meta, priti sot në takim, ambasadorin e ri të Bashkimit Europian në vendin tonë, pas largimit të Romana Vlahutin.

Ambasadori i ri Luigi Soreca i paraqiti letrat kredenciale kreut të shtetit.

Gjatë takimit Presidenti shprehu kënaqësinë që Bashkimi Europian ka përzgjedhur si përfaqësues të tij në vendin tonë një nga njohësit dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Shqipërisë dhe rajonit ndër vite, dhe me kontribut të spikatur për suksesin e liberalizimit të vizave me BE.

Presidenti Meta deklaroi se përparimi urgjent në çështjet e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, janë domosdoshmëri për vendin, dhe përshpejtojnë axhendën integruese të vendit.

Kreu i shtetit nënvizoi rëndësinë e dyfishimit të përpjekjeve të brendshme dhe rritjen e bashkëpunimit pozitë-opozitë, për avancimin e reformave kyçe që do të mundësojnë realizimin e objektivit për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm. /a.y/noa.al