Transmetuar më 18-09-2018, 12:38

Aktori i njohur Richard Gere, 69 vjeç dhe gruaja e tij Alejandra Silva, 35 vjeçe, konfirmojnë lajmin e gëzuar.

Pasi disa javë më parë u përfol se do të bëheshin me fëmijë, tashmë vjen konfirmimi zyrtar. Në profilin në Instagram të Alejandra, u shfaq një fotografiku Dalai Lama, “bekon” barkun e saj të rrumbullakosur.

Në këtë mënyrë 35-vjeçarja konfirmon se është në pritje të fëmijës së saj të parë, fryt i dashurisë me aktorin aq shumë të preferuar nga femrat.

“Një moment shumë special, Dalai Lama po bekon të shtrenjtin tonë që pritet të vijë në jetë”, shkruan Alejandra.

Kujtojmë se Gere ka përqafuar fenë budiste prej vitesh dhe bekimi i fëmijës nga miku i tij Dalai Lama duket se ishte ajo që aktori priste, për të dhënë lajmin e gëzuar.

Richard Gere dhe Alejandra Silva, u martuan në muajin prill. /a.y/noa.al