Transmetuar më 17-09-2018, 15:35
Trajneri Panuçi dhe ish-presidenti Nishani

Trajneri i kombëtares së futbollit Cristian Panuçi nuk dorëzohet në betejën ligjore ndaj ish-presidentit Bujar Nishani.

Pas pasaktësive në padinë e parë, trajneri ka depozituar në gjykatë padinë e re ndaj ish-presidentit e cila është riformuluar.

Në këtë rast, padia është pranuar nga gjyqtarja Anila Karanxha.

Gjyqtarja i ka lënë 30 ditë kohë palës së paditur për të përgatitur mbrojtjen.

Më pas, ajo do të caktojë një datë se kur do të mbahet seanca e parë mes palëve.

Trajneri italian paditi Nishani pas një deklarate të këtij të fundit në humbjen e kombëtares me rezultatin 0-3 me Kosovën. Nishani e ka quajtur Panuçin një sharlatan që shkatërroi atë që kishte ndërtuar De Biasi.

Panuçi e ka paditur ish-kreun e shtetit më pas duke kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim për dëmin moral./a.m./noa.al/