Transmetuar më 15-09-2018, 23:02

Duket e çuditshme por ja që është e vërtetë.

Historia e tyre madje ka bërë xhiro në media të ndryshme dhe rrjetet sociale.

Dan Deckert dhe Kika Mevs, u takuan në shkollën e arkitekturës në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e në vitin 2013 ata vendosën që të jetonin bashkë.

Por ndryshe nga sa mund të pritej nga një çift arkitektësh, ata hoqën dorë nga profesioni i tyre për të ndjekur ëndrrën e përbashkët: Udhëtimin nëpër botë.

Me paratë që kishin ata blenë një varkë për 3000 dollarë dhe hapën një kanal në Youtube duke u kërkuar ndjeksve që t’u financonin afro 1000 dollarë në muaj për të përballuar udhëtimet.

Çifti tashmë ka më tepër se 80 mijë ndjekës në Youtube, e videot e tyre janë më tepër se 10 milionë herë, e me të ardhurat e tyre tashmë jo vetëm që përballojnë udhëtimet, por u dalin edhe për të ndarë paratë mënjanë.