Transmetuar më 14-09-2018, 14:18
Një i ri ka rënë në prangat e policisë pak muaj pas vjedhjes së një dyqani.
19-vjeçari Xhesion Kasaj, nga Përmeti, është ndaluar nga policia, i akuzuar si autor i një vjedhjeje me dhunë, në shkurt të këtij viti.
Ai është vënë në pranga nga Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ky shtetas më datë 28 shkurt 2018, në një kioskë tek sheshi “Shqiponja”, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetases E. B., shitëse).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. /k.k/noa.al/