Transmetuar më 14-09-2018, 13:29
Dua Lipa gjatë momenteve kur personat LGBT u larguan me forcë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka zhvilluar së fundi një koncert në Shnghai të Kinës.

Por, shfaqja është shoqëruar me tension dhe për disa minuta është ndërprerë.

Shkak është bërë largimi me forcë i disa fansave nga ana e forcave të policisë.

Bëhej fjalë për disa pjesëtarë të komunitetit LGBT që janë tërhequr zvarrë. Ata mbanin në duar pankarta ku kërkonin respektimin e të drejtave.

Lidhur me rastin, forcat e sigurisë kanë thënë se personat në fjalë janë larguar pasi kërcenin në këmbë duke penguar të tjerët.

Pas incidentit ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare.

“Dua një ambient të sigurt, ku të gjithë të zbaviten duke kënduar dhe kërcyer”, tha ajo.

Ajo dha edhe një mesazh pas koncertit në rrjetet sociale.

“Jam me ju për dashurinë tuaj dhe jam krenare dhe mirënjohëse që jeni ndjerë të sigurt në koncertin tim për të treguar krenarinë tuaj”, shkruan Dua./a.m./noa.al/