Transmetuar më 13-09-2018, 19:35

West Side Family është një nga grupet më në zë të shoubizit shqiptar.

Me këngët e tyre shndërruar në hite, ata janë bërë një nga grupet më të preferuara për shqiptarët.

Pas këngës së fundit ‘Komshia’, West Side Family po sjellin këngë të re.

Dyshja Landi dhe Armiri pas projektit të tyre “Komshia”, kanë vendosur të vijnë edhe me një projekt tjetër që i kushtohet familjes.

Këtë e ka bërë të ditur, Landi përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Në postimin e tij ai shkruan: “Familja, BOHU GATI!”-/a.k/noa.al/