Transmetuar më 13-09-2018, 17:35

Një pjesëtar i një grupi kriminal në Vlorë është arrestuar nga një operacion policor, i koduar “Preçizioni”.

Në pranga ka rënë Besmir Lupi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest me burg”.

Ai akuzohet për trafik droge kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar më parë nga Policia turke edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal, Met Kanani.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme proçeduriale. /k.k/noa.al/