Transmetuar më 13-09-2018, 13:01
Gjykata e Lartë, foto ilustruese

Gjykata e Lartë ka shpallur listën përfundimtare me emrat e gjyqtarëve që plotësojnë kriteret për të qenë kandidatë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Pas thirrjes publike të Gjykatës së Lartë për aplikime, pasi disa prej kandidatëve u “dogjën” nga procesi i vettingut, kanë aplikuar gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë Brikena Ukperaj dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër Luan Dervishi.

“Pas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, rezultoi se të dy kandidatët i plotësonin kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Lartë.

Në listën e publikuar, janë vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe kanë kaluar procesin e vettingut.

Lista me kandidatët:

Nga Gjykata e Lartë:

Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:

Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11  anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore./a.m./noa.al/